Divio Agency | Web Design & SEO në Kosovë
Web, identitet vizual dhe përmbajtje të menduara si një punë, jo si tri shërbime të ndara.
Web design, zhvillim web dhe SEO në Kosovë për biznese që duan një prezencë online më të fortë nga ideja deri te lansimi.















Në Divio bashkojmë web design, zhvillim web, SEO dhe identitet vizual në një proces të vetëm. Çdo faqe ndërtohet rreth biznesit, përmbajtjes dhe mënyrës se si klientët tuaj kërkojnë në Google.
Web Design & Digital
Website për shërbime premium transporti në Boston, i strukturuar rreth rezervimeve, Logan Airport transfers dhe kërkimeve lokale në Google.
Users are helped
Dyqan online për libra shkollorë, lektyra dhe materiale mësimore me kategori të qarta, katalog produktesh dhe blerje direkte online.
Prezencë digjitale për One Beauty në Prizren, me fokus te shërbimet, çmimet dhe rezervimi online në një eksperiencë të pastër vizuale.
Ndërtojmë webfaqe të pastra, të shpejta dhe të menduara për eksperiencë reale jo vetëm për pamje.
Organizojmë përmbajtjen, faqet dhe elementet kryesore që biznesi juaj të kuptohet më mirë nga Google dhe nga klienti.
Zgjidhje fleksibile për faqe biznesi, landing pages dhe website-e që menaxhohen lehtë edhe pas lansimit.
Nga identiteti vizual te struktura e faqes dhe optimizimi për kërkim çdo pjesë ndërtohet që biznesi juaj të duket më serioz online.
01.
Çdo projekt nis me ide të qartë, jo me elemente të vendosura pa arsye.
02.
Ndërtojmë faqe që duken mirë, por edhe komunikojnë qartë çfarë ofron biznesi.
03.
Organizojmë përmbajtjen dhe faqet që të kuptohen më mirë nga Google dhe nga klientët.
04.
Website-e të ndërtuara për menaxhim të lehtë, shpejtësi dhe përdorim real.
Çdo biznes ka nevoja të ndryshme. Na trego çfarë po ndërton dhe ne ta kthejmë me drejtim të qartë, afat dhe zgjidhjen e duhur.
Na trego shkurt çfarë po planifikon. Ne të tregojmë çfarë ka kuptim të ndërtohet dhe si mund ta realizojmë.
Preferon email?
Trusted by clients
“Ju rekomandoj per web design. Te afert dhe bashkpunues asnjehere problem me ta. Per cdo ndryshim mbrenda dites i perfundojn.”
Our Client
“Ju rekomandoj kete kompani per branding design, kam punuar me te jane korrekt dhe te afert per cdo ndryshim.”
Our Client
“Kam punuar me ta per website dhe jam nda shume i kenaqur. Komunikimi ka qene i mire dhe cdo kerkese apo ndryshim e kane perfundu shpejt. I rekomandoj.”
Our Client
“Shume korrekt dhe bashkpunues gjate gjithe procesit. Na kane ndihmu me dizajnin dhe me webfaqen, gjithmone te gatshem per ndryshime dhe sugjerime. Eksperience shume e mire.”
Çmimi i një webfaqeje varet nga madhësia e projektit, numri i faqeve, funksionalitetet, gjuhët, përmbajtja dhe integrimet që kërkohen. Në Divio nuk punojmë me një çmim të njëjtë për çdo biznes. Fillimisht e kuptojmë projektin dhe pastaj përgatisim një ofertë sipas nevojave reale.
Një website standard për biznes zakonisht mund të përfundojë brenda disa javësh, ndërsa projektet me e-commerce, rezervime ose funksione të personalizuara kërkojnë më shumë kohë. Para fillimit të projektit përcaktojmë qartë strukturën, materialet dhe afatin e lansimit.
Po. SEO nuk e lëmë për fund. Gjatë ndërtimit punojmë me strukturën e faqeve, URL-të, titujt, meta descriptions, heading-et, optimizimin e imazheve, responsive design dhe elementet teknike bazë që ndihmojnë Google ta kuptojë webfaqen.
Po. Nuk është gjithmonë e nevojshme të fillohet nga zero. Fillimisht kontrollojmë strukturën, dizajnin, përmbajtjen, mobile experience, shpejtësinë dhe SEO-n e webfaqes ekzistuese. Pastaj vendosim çfarë ia vlen të ruhet dhe çfarë duhet rindërtuar.
Po. Krijojmë webfaqe e-commerce për biznese që duan të prezantojnë dhe shesin produkte online. Projekti mund të përfshijë katalogun e produkteve, kategoritë, shportën, checkout-in, menaxhimin e porosive dhe integrime të tjera sipas nevojës.
Po. Për webfaqet e ndërtuara në WordPress, mund të ndryshoni tekste, fotografi, produkte dhe përmbajtje të tjera pa pasur nevojë të ndërhyni në kod. Kur është e nevojshme, ju tregojmë edhe pjesët kryesore të menaxhimit pas dorëzimit.
Para lansimit kontrollojmë versionet desktop dhe mobile, format, linket dhe elementet kryesore teknike. Pas lansimit mund të vazhdojmë me mirëmbajtje, ndryshime, SEO dhe zhvillime të reja sipas nevojës së biznesit.