Çfarë ofron, pse të zgjedhin dhe si të kontaktojnë. Ndërtojmë webfaqe që u përgjigjen këtyre pyetjeve, me dizajn të përshtatur për biznesin tënd dhe strukturë të menduar për Google.
Shërbimet, puna dhe kontakti në një vend. Për biznese që duan t’u japin klientëve informacionin e duhur para telefonatës së parë.
02
DYQAN ONLINE
Nga gjetja e produktit te përfundimi i porosisë. Kategori të organizuara, blerje e thjeshtë dhe menaxhim i produkteve e porosive.
03
WEBFAQE ME REZERVIME
Klienti zgjedh shërbimin dhe dërgon kërkesën për termin. Kur projekti e kërkon, shtojmë disponueshmëri dhe konfirmim automatik.
ÇFARË PËRFSHIN PROJEKTI
NGA STRUKTURA E PARË
TE WEBFAQJA E PUBLIKUAR.
Para se të fillojmë, përcaktojmë faqet, funksionet dhe përgjegjësitë. Kështu e di çfarë po ndërtojmë dhe çfarë do të marrësh në dorëzim.
01
STRUKTURA DHE PËRMBAJTJA
Organizojmë faqet, shërbimet dhe informacionin që klienti yt kërkon. Përcaktojmë bashkë cilat materiale i sjell ti dhe cilat i përgatisim ne.
02
DIZAJNI I WEBFAQES
Përshtatim tipografinë, ngjyrat dhe paraqitjen me identitetin e biznesit. Dizajnin e miratojmë bashkë para zhvillimit.
03
PËRSHTATJA PËR TELEFON
Përshtatim menynë, tekstet, fotografitë dhe formularët për përdorim në telefon, tablet dhe desktop.
04
SEO FILLESTARE
Përgatisim titujt, përshkrimet, URL-të dhe lidhjet mes faqeve. Kontrollojmë përmbajtjen që duhet të jetë e qasshme për Google.
05
FORMULARË DHE INTEGRIME
Lidhim kërkesat nga webfaqja me mënyrën si punon biznesi yt. Rezervimet, pagesat dhe integrimet e tjera përcaktohen sipas projektit.
06
TESTIMI DHE DORËZIMI
Kontrollojmë faqet, linket dhe formularët para publikimit. Të dorëzojmë qasjet e dakorduara dhe të tregojmë si ta përditësosh përmbajtjen.
SI PUNOJMË
E DI ÇFARË VJEN MË PAS.
01
BISEDA E PARË
Na tregon për biznesin, çfarë të duhet dhe çfarë ke gati. Ne përcaktojmë punën, afatin dhe ofertën para se të fillojmë.
02
DREJTIMI DHE MIRATIMI
Përgatisim strukturën e faqeve dhe drejtimin vizual. I shqyrtojmë bashkë dhe mbledhim komentet para se të vazhdojmë me ndërtimin.
03
NDËRTIMI DHE KONTROLLI
Përgatisim strukturën e faqeve dhe drejtimin vizual. I shqyrtojmë bashkë dhe mbledhim komentet para se të vazhdojmë me ndërtimin.
04
PUBLIKIMI DHE DORËZIMI
Pas miratimit përfundimtar, e publikojmë webfaqen. Të dorëzojmë qasjet dhe udhëzimet për menaxhim, ndërsa mbështetjen e mëtejshme e përcaktojmë sipas marrëveshjes.
Çmimi varet nga faqet, përmbajtja, gjuhët dhe funksionet që të duhen. Pas bisedës së parë, përgatisim një ofertë ku përcaktohen puna e përfshirë, afati dhe shpenzimet që përsëriten, si hostingu ose licencat.
Afatin e përcaktojmë pasi të qartësojmë projektin. Ai varet edhe nga gatishmëria e teksteve, fotografive dhe miratimeve. Para fillimit, dakordohemi për etapat dhe datën e synuar të publikimit.
Mund të na sjellësh materialet që i ke. Nëse të duhet shkrim, përpunim fotografish ose përgatitje e përmbajtjes, e përfshijmë në ofertë. Përgjegjësitë i ndajmë para se të fillojë ndërtimi.
Puna fillestare e SEO-s përcaktohet në ofertë dhe mund të përfshijë strukturën, titujt, përshkrimet, lidhjet e brendshme dhe kontrollet teknike. Përmbajtja dhe optimizimi i vazhdueshëm janë angazhim më vete. Nuk premtojmë pozicion të caktuar në Google.
Po. Fillimisht kontrollojmë çfarë funksionon dhe ku ka probleme. Pastaj përcaktojmë nëse mjaftojnë përmirësime të caktuara apo nëse nevojitet rindërtim.
Para fillimit sqarojmë pronësinë, administrimin dhe qasjet që dorëzohen. Në ofertë përcaktohen edhe rinovimet dhe licencat, që të dish cilat shpenzime vazhdojnë pas publikimit.
Po, sipas marrëveshjes. Përcaktojmë çfarë përfshihet në mirëmbajtjen teknike, si raportohen problemet dhe cilat ndryshime në përmbajtje ose funksione vlerësohen veçmas.
DIVIO AI ASSISTANTAsk about websites, SEO, branding and our services.
Bisedat mund të ruhen për përmirësimin e shërbimit. DIVIO AI mund të gabojë; mos ndani fjalëkalime ose të dhëna sensitive.